“Sarri njeri i sinqertë”, Muriqi: Kam luajtur më parë me Hysajn dhe Strakoshën

“Sarri njeri i sinqertë”, Muriqi: Kam luajtur më parë me Hysajn dhe Strakoshën

Vedat Muriqi është shprehur se më në fund do të ketë mundësinë të bëjë përgatitje të plota me ekipin, pas 2 viteve, që nuk e bënte diçka të tillë.

Në një prononcim të dhënë për mediat italiane, sulmuesi i Kosovës është shfaqur i lumtur që do të drejtohet nga një trajner si Sarri.

“Nuk kam bërë përgatitje verore me ekipet prej dy vitesh. Kjo ka ndodhur për shkak të dëmtimeve dhe për shkak se isha i infektuar me virus vjet. Ne jemi duke punuar mirë, gjithmonë jam i gatshëm për Lazio. Sarri flet me të gjithë lojtarët. Nuk kemi pasur ndonjë bisedë private dhe nuk mendoj se kjo do të jetë e nevojshme në të ardhmen. Megjithatë në çdo rast unë do të jem i lumtur nëse flas me të në privatësi. Ai është një person i sinqertë. Shpresoj të jem në gjendje të tregoj Muriqin e vërtetë në këtë kampionat.”, tha Muriqi.  

Gjithashtu ai ka folur edhe për dy shqiptarët e tjerë te Lazio, Hysaj dhe Strakosha, për të cilët thotë se i njeh mirë pasi ka luajtur me ta edhe në të kaluarën, te Shqipëria e 21-vjeçarëve.

“Unë kam luajtur me Hysajn dhe Strakohën te Shqipëria U-21. Hysaj është një lojtar i shkëlqyer, e njeh mirë futbollin e Sarrit. Është një anësor i shkëlqyer dhe do na japë një forcë më shumë te Lazio. Duhet pak kohë për t’u përshtatur me lojën e trajnerit të ri, por në jemi futbollistë dhe e arrijmë këtë. Kemi një nga trajnerët më të mirë në botë”, përfundoi sulmuesi i Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy