Tre pretendentë për Cristian Romero

Tre pretendentë për Cristian Romero

Nëse do të ekzistonte një çmim për  lojtarin që ka evidentuar më tepër përmirësim gjatë sezonit në lidhje me paraardhësin pa dyshim do ti jepej  mbrojtësit të Atalantës Cristian Romero . Argjentinasi  ka arritur një nivel shembullor  me ‘’ La Dean ‘’ dhe  është cilësuar ndër më të mirët e Serisë A . Prej vitesh Atalanta  ka regjistruar  rritje në nivelin e përgjithshëm që është shoqëruar  nga një punë kolosale e  trainerit Gian Piero Gasperini që konsiderohet  pa dyshim traineri më i suksesshëm i historisë së zikaltërve .  Me kalimin e kohës  bergamaskët kanë fituar shumë pikë në Scudetto por edhe në Uefa Champions League ku kanë rezultuar një ndër surprizat më të bukura të kontinentit të vjetër.  Këto suksese lidhen ngusht me performancën e lojtarëve që ka në dispozicion  63 vjeçari prej të cilëve ka ditur të marrë 100  % duke i  krijuar shumë avantazhe Atalantës . 

Ndër pikat referuese të kësaj skuadre që në çdo sezon ka impresionuar  futbollin është mbrojtësi Cristian Romero .  Argjentinasi  tashmë është pjesë e pandashhme e trainerit të   ‘’ Albicelestëve ‘’ Lionel Scaloni  i cili e ka grumbulluar në Kupën e Amerikës .   23 vjeçari tashmë do të ketë mbi tavolinë tre oferta që vinë kryesisht nga Seria A dhe Spanja  . 

Interi  , Napoli dhe Atletico Madridi do të masin forcat me njëra-tjetrën për  ishin e Genoas dhe Juventusit për të përmirësuar  disa aspekte të linjës defensive .   Zikaltërit janë entuziazmuar me  mbërritjen e  Simone Inzaghit në ‘’ Giuseppe Meazza  ‘’ dhe do të kërkojnë krijimin e një skuadre solide për të ruajtur trofeun e 19 -të të Scudettos dhe pjesëmarrjen dinjitoze në Champions League  . Sistemi i lojës që praktikon tekniku italian është ai me 3 mbrojtës dhe e shikon Cristian Romeron si një element tepër efikas për skemat e tij  . 

Së dyti janë bardhekaltërit   . Pas largimit të Gennaro Gatussos , napoletanët kanë marrë tjetër  formë me  Luciano Spallettin i cili  kërkon ti paraprijë largimit të mundshëm të Kalidou Koulibaly nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ .  Cristian Romero vlerësohet shumë nga ky trainer dhe mund  të formojë një dyshe shumë të fortë në qendrën e mbrojtjes me spanjollin Raul Albiol . 

Për më tepër Napoli do të  jetë pjesëmarrës në Uefa Europa League , dhe ky eveniment kërkon një shtrëngim dhëmbësh sepse  karakterizohet nga një rivalitet shumë i madh  dhe Napoli duhet ta konfrontojë me lojtarë shumë cilësorë .   Në lidhje me Atletico Madridin gjërat janë të qarta tashmë .

Synimi i Diego Simeones është forcimi i linjës së mbrojtjes që cilësohet si një ndër më efektivet për vetë faktin e sasisë së reduktuar të golave që pësojnë ‘’ Los Colchoneros ‘’ në çdo sezon , dhe Cristian Romero mund t’ia bëjë më të lehtë punën me transferimin në  ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy