Finalja e Botërorit, Dede: Franca nuk i ka lënë asgjë rastësisë, Mbappe e fiton ndeshjen vetë

Finalja e Botërorit, Dede: Franca nuk i ka lënë asgjë rastësisë, Mbappe e fiton ndeshjen vetë

Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaneri i Botërorit”, në MCN TV, foli për ndeshjen Kroaci-Marok, ku u shpreh se ishte sfidë pa shumë llogari.

Më pas Dede foli për finalen e madhe mes Argjentinës dhe Francës, ku tha se këta të fundit nuk i kanë lënë asgjë rastësisë deri sot dhe shtoi se Mbappe është i aftë që ta fitojë vetë një ndeshje. 

Në një vendosje taktike, nuk janëvetëm skemat, por është një rregull brenda. Skuadrat e Afrikës kanë bërë mirë, por në fund janë ndëshkuar. Nuk kanë atë disiplinën. Kjo ju ka munguar. Kanë lojtarë të mirë, por nuk bëhen dot grup. Europa dhe Latinët, e kanë të vështirë për të lejuar tregun. 

Kroatët rishkruajnë historinë. U bë një ndeshje atraktive. Nuk kishin stres. Në fund fare, rotacioni ishte i logjikshëm. Ishte ndeshje pa shumë llogari.

Nuk mendoj se finalja do zgjidhet nga episodet. Franca nuk i ka lënë asgjë rastësisë. Janë shumë të ftohtë. E bëjnë lojën njësoj, çfarëdo të ndodhë. Mbappe e fiton ndeshjen vetë. Franca ka muskuj më shumë, ka bërë rotacion më shumë. Edhe Franca nuk do tentojë të marrë shumë metra, sepse kjo do i zvogëlonte oksigjenin Mbappe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy