Specialisti i moviolës, Bujar Pregja, ka treguar arsyen pse arbitrat në këtë Europian, nuk shkojnë të shikojnë monitorin. Për “Euro Zone” në MCN TV, Pregja thotë se arbitrat shkojnë të shikojnë monitorin e VAR-it, vetëm në rastet flagrante dhe kur nuk janë të vendosur për vendimet mbi situata të caktuara.
“Ndeshjet ishin korrekte nuk kishte probleme. Kur për një aksion është vendosur nga VAR, arbitrat vendosin të mos shkojnë ta shikojnë monitor, i besojnë vendimit të marrë nga dhoma e VAR-it. Arbitri do të shkojë te monitori vetëm kur të ketë raste të dyshimta dhe flagrante, kur nuk është i vendosur mbi vendimin që do marrë”- u shpreh Pregja.



