
Ulje-ngritjet e shpeshta në sezonin e kaluar për sa i përket repartit defensiv, i kanë dhënë një sinjal teknikut Diego Simeone se duhet të japë maksimumin në këtë merkato verore në bashkpunim me drejtuesit.
‘’ Los Colchoneros ‘’ ndër vite janë konsideruar një ndër ekipet më të fortë në këtë aspekt, të cilët kanë zgjedhur Serinë A për ta gjetur objektivin.
Jaka Bijol i Udinezes është bërë pjesë e planeve të ‘’ El Cholos ‘’, tekniku më i suksesshëm në historinë e kryeqytetasve.
Slloveni u paraqit shumë mirë edhe në Europian dhe vlera e kartonit të tij momentalisht arrin 17 milionë eurot.

Përshtatja si qendërmbrojtës dhe gjithashtu si mesfushor qendre është një aspekt që pëlqehet nga ishi i River Plates, i cili për më tepër është konsideruar si një ndër më të spikaturit e Serisë A në vitet e fundit.
Në korrikun e 2022-shit 25 vjeçari u transferua nga Cska Moscow tek friulanët, me të cilët ka treguar potencialin, edhe pse këta të fundit konsiderohen një skuadër e dorës së dytë në kampionatin italian.
Dihet botërisht mentaliteti i Diego Simeones, një ndër trainerët më të mirë në qarkullim, i cili i ka qëndruar prej vitesh besnik ‘’ Los Rojiblancos ‘’.
Për madrilenët dhe sigurisht ishi-n e Hannover 96 do të ishte një sukses i padikutueshëm, pasi nëse do të transferohet në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të vendoste për një ndër kampionatet më prestigjozë të Europës, për një ekip shumë kompetitiv, të cilin është vështirë ta mundësh.
Tifozeria e zjarrtë pret një Atletico Madrid ndryshe në sezonin vijues, të aftë për ta ndryshuar historinë në Spanjë dhe Europë.



