
Manchester United, si në çdo merkato tjetër edhe në atë të verës do të jetë një ndër protagonistët absolutë.
Anglezët vijojnë të jenë një ndër ekipet më të pasur të botës dhe ky fakt konsiderohet një avantazh gjatë kësaj periudhe.
Traineri Ruben Amorim ka marrë shënime gjatë sfidave dhe një ndër pozicionet që synon të përforcojë është reparti i avancuar.
Shumë emra janë analizuar deri më tani nga ishi i Sporting Lisbonës dhe listës i është shtuar edhe ai i Bryan Mbeumos.

25 vjeçari në sezonin aktual është një ndër më të spikaturit në Premier League, i cili e ka përfaqësuar denjësisht Brentfordin.
Interesi i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ është një privilegj për sulmuesin për faktin e të qënit një ndër klubet më të njohur të historisë së futbollit dhe më të suksesshëm gjithashtu.
18 gola në 33 sfida flasin qartë për një lojtar shumë të rrezikshëm përpara portës, potent dhe i aftë për ti vënë në siklet rivalët.
Edhe në aspektin taktik puna e palodhur e Bryan Mbeumos është vënë re dhe kjo do të thotë se jemi përballë një lojtar i cili sakrifikon shumë për ekipin e tij.
Faktikisht 20 herë kampionët e Premier League janë shumë larg paraqitjeve dinjitoze të së shkuarës, fakt që reflektohet me renditjen në vendin e 14-të në kampionat pas 33 javëve.
Gjithsesi, veshja e bluzës së Manchester United është një tundim për çdo lojtar dhe parashikohet se Bryan Mbeumo do ta analizojë me kujdes ofertën e presidentëve Joel dhe Avram Glazer, e cila besohet se s’do të vonojë.



