
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, u shfaq i lumtur për fitoren që skuadra e tij mori ndaj Skënderbeut.
Për MCN TV, Shehi deklaroi se e priste që të ishte një ndeshje e vështirë, ndërsa shtoi se agresiviteti duhet të jetë gjithmonë prezent.
Kishim agresivitetin e duhur, megjithëse e pësuam golin që në fillim. Sulmuesit e Skënderbeut na vunë në vështirësi. Ndryshuam mënyrën dhe rrugëdaljen. Ia dolëm të rikthejmë rezultatin dhe të marrim pikët. Agresiviteti duhet të jetë prezent gjithë kohën. Futbolli nuk është vetëm kur kemi zotërimin e topit, por edhe kur nuk e kemi.
E prisnim të kishim vështirësi. Zgjedhja ishte me Kaina në qendër dhe ta shfrytëzonim edhe për të ulur topin dhe për të tentuar portën. Duhet të kërkonim më shumë Kainën.
Edhe kundërshtari luan futboll, nuk është kot 6 pikë. Edhe golat e pësuar i kishte zero. Duhet të merrnim masat, siç bëmë me Micin. Ne kishim ndërrime të tjera për të bërë, por kur shkoi 2-1, hoqëm Latifin. Në stol vijnë 100 mendime dhe duhet të jesh sa më i qetë.
Për pësimin e golave, nuk është vetëm problem te mbrojtja. Sot kishim probleme me nisjen e kundërshtarit.



