Kukësi u surprizua nga Egnatia ditën e sotme, me rrogozhinasit që triumfuan me rezultatin 3-1 në shtëpi. Pas përfundimit të ndeshjes, për mediat ka folur edhe trajneri i verilindorëve, Diego Longo i cili u shpreh se nuk ka mbaruar asgjë, duke iu referuar edhe ndeshjes së kthimit, ku skuadra e tij do të kërkojë përmbysjen.
“Nuk ka përfunduar asgjë. E dija që ndeshja ndaj Egnatias do të ishte ndryshe nga kampionati pasi kanë marrë disa rezultate pozitive dhe kanë krijuar besim. Megjithatë, është gjysma e rrugës pasi ka edhe ndeshjen e dytë.
Ndeshja e kthimit do të luhet në një stadium me fushë normale, jo në një stadium si ky që ishte sot. Megjithatë, ka edhe një tjetër ndeshje pasi edhe në pjesën e dytë krijuam dhe bëmë mirë, por na munguan golat.
Siç e thashë edhe më parë, është vetëm ndeshja e parë dhe në të dytën do të provojmë të shënojmë të paktën dy gola", u shpreh Longo.



