
Fitorja historike e Argjentinës kundër Brazilit në ‘’ Maracana ‘’ pavarësisht se tregoi kapacitetin e lojtarëve , pas humbjes kundër Uruguait në ‘’ La Bombonera ‘’ është pasuar me dyshimin e Lionel Scalonit për vijimin në krye të stolit.
Natyrisht vendimi i numrit një të stolit ka befasuar çdokënd, i cili gjatë intervistes pas kësaj sfide shumë të rëndësishme u shpreh : “ Kam nevojë të reflekoj në lidhje me të ardhmen. Falenderoj lojtarët dhe do të flas me presidentin Chiqui Tapia . Shpresoj që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur ‘’ , ishin këto fjalët e 45 vjeçarit.
Deklarata e kampionit në fuqi të botës kanë gjeneruar shumë pikpyetje, sidomos duke iu referuar faktit se në pak kohë, pikërisht në qershorin e 2024-tës do të startojë Kupa e Amerikës.
Pas fitimit të Botërorit të Katarit , Lionel Scaloni shkruajti historinë me bardhekaltërit por gjithsesi episode të tilla ndodhin në futboll dhe në rastin e largimit, Federata duhet të gjejë një trainer ideal për të vijuar me sukseset në të ardhmen.



