Real Madrid njihet me çmimin e Kvaratskhelias

Real Madrid njihet me çmimin e Kvaratskhelias

Pa dyshim që gjeorgjiani Kvicha Kvaratskhelia konsiderohet një ndër lojtarët e momentit në arenën europiane dhe presidenti i Napolit Aurelio Di Laurentis i ka vënë menjëherë pikat mbi i për mesfushorin .

21 vjeçari po impresionon çdo ndeshje me ‘’ Azurrët ‘’ dhe agjenti Christian Emile e ka konfirmuar gjatë një interviste se në rast se klienti i tij do të vijojë me këtë ritëm , vlera e kartonit në merkato mund të arrijë 100 milionë eurot në verën e ardhshme:

“ Eshtë një lojtar fantastik. Nëse do të vazhdojë kështu , kartoni i Kvichas do të arrijë 100 milionë eurot ‘’, theksoi Christian Emile.

Me ‘’ Il Parteopei ‘’ eksperienca e ishi-t të Rubin Kazan përfundon në 2027-tën por gjigandët e kontinentit të vjetër kurrsesi s’mund ta humbasin shansin për tu përforcuar me ekstremin .

Gjithsesi manjati i napolitanëve tashmë e ka shprehur mendimin në lidhje me këtë çështje dhe mbetet për tu parë se si do të jetë ecuria e Kvicha Kvaratskhelia-s me kryesuesit aktualë të Scudettos.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy