Bledar Devolli: Vllaznia i respektoi rumunët më shumë seç duhej

Bledar Devolli: Vllaznia i respektoi rumunët më shumë seç duhej

Trajneri Bledar Devolli, në emisionin “Skaner” më MCN TV, foli për barazimin e Vllaznisë me rumunët e Craiova, ku tha se shkodranët e vlerësuan kundërshtarin më shumë seç duhej.

Sipas Devollit, nëse Vllaznia do të guxonte më shumë në këtë ndeshje, mund të kishte dalë edhe më një fitore nga stadiumi “Loro Boriçi”.

Edhe Laçi edhe Vllaznia, të dyja ishin ndeshje te mira, por nëse do kishin guxuar më shumë, do kishin regjistruar rezultatet më të mira.

Vllaznia e respektoi kundërshtarin më shumë seç duhej. Dy ndërrimet që u bënë në pjesën e dytë, unë doja t’i shikoja në fushë që nga fillimi, sepse i kanë marrë për lojtarë kryesorë. Insistuan të dilnin nga presioni me top nga poshtë, diçka që nuk u arrit. Në pjesën e dytë, guxuan se nuk kishin çfarë humbisnin dhe ndryshoi totalisht loja. Kishim mundësi ta fitonim ndeshjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy