Ish-lojtari, Ermal Tahiri, është shprehur se Anglia ka të njëjtën gjendje si në të gjithë Europianët dhe Botërorët e kaluar. Në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, Tahiri ka thënë se Kroacia diktoi lojën ndaj “Tre Luanëve”.
“Historia ka treguar se që nga 1966, Anglia ka të njëjtën gjendje. Nuk e kemi parë një ekip të rrjedhshëm. Sot ishte e njëjta figurë që kemi parë në vitet e tjera. Pavarësisht se kanë lojtarë me nivel të mirë, te kombëtarja nuk japin më të mirën. Pastaj filloi të luhej futbolli, siç ishte mesfusha e Kroacisë, bënë një futboll fantastik. E detyruan Anglinë që në 20 minutat e dyta, të mos kishin asnjë rast. Anglia shënoi një gol pas një gabimi në dy repartet. Lojtari më i mirë ishte Philips, edhe pasi që dha te goli, ishte fantastik.”, u shpreh Tahiri.



