Lukaku ëndërron Real Madridin

Lukaku ëndërron Real Madridin

 Me vetëm Karim Benzeman si qendërsulmues , prioriteti i Real Madridit për merkaton e verës mbetet gjetja e një shoqëruesi për francezin , duke patur parasysh se nuk i mbeten edhe shumë vitë në futbollin e luajtur.

Momentalisht Carlo Ancelotti ka në dispozicion vetëm Alvaro Rodriguezin, fakt që ka vënë në lëvizje drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ për tu përforcuar në këtë pozicion. I preferuari i italianit është Dusan Vlahovic por gjithashtu po mendohet edhe për Romelu Lukakun.

Serbi iu vetëofrua spanjollëve gjatë dimrit dhe vijon të jetë në fokusin e tyre për merkaton e verës.

Gjithsesi , objektivi i të ashtuquajturit ‘’ Bualli ‘’ lidhet me transferimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, fakt që e ka konfirmuar edhe agjenti i tij.

Huazimi tek Interi e ka kthyer mbrapa në kohë dhe 29 vjeçari është drejt rikuperimit të versionit më të mirë, i cili ka deklaruar se nuk e mendon rikthimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’ për arsye të eksperiencës jo të mirë, e dyta për të tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’.

Parashikohet se javët e ardhshme do të jenë determinante për të ardhmen e Romelu Lukakut, një lojtar të cilit i është rikthyer buzëqeshja.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy