Lewandowski afër largimit

Lewandowski afër largimit

 Ditët e fundit kanë sjellë përkeqësimin e situatës së Robert Lewandowski tek Bayern Munchen .

Polaku është i bindur për transferimin tek Barcelona dhe në bashkpunim me agjentin Pini Zahavi po mundohen ti japin fund kësaj çështje .

Golashënuesi preferon ta mbyllë kapitullin me gjermanët dhe të provojë veten tek katalanasit .

Në lidhje me të ardhmen ,33 vjeçari ka deklaruar :

“ Preferoj ta mbyll këtë teme dhe mund të them me bindje se etapa tek Bayerni ka përfunduar . Pas ngjarjeve të javëve të fundit  mendoj se ka ardhur momenti për të shijuar një tjetër eksperiencë “ , ishin këto fjalët e ishi-t të Borussia Dortmundit. 

Mirëpo drejtuesit e Bayernit vijojnë ti mëshojnë idesë që lidhet me firmosjen e kontratës deri në 2023-shin nga sulmuesi i lindur në Varshavë  dhe se nuk mendojnë ta shesin gjatë kësaj vere . 

Rëndësia e Robert Lewandowskit tek gjigandi nga Mynihu dihet tashmë por ky i fundit prej kohësh i ka paraprirë një lamtumire dhe ndoshta kjo verë do të shënojë fundin e etapës edhe pse në mënyrë të sforcuar , fakt që nga drejtuesit e Bayernit është interpretuar jo korrekt nga ana e Robert Lewandovskit.

Natyrisht insistimi i tyre konsiderohet tejet llogjik sepse me arritjet e tij , fituesi i çmimit ‘’ The Best ‘’ e ka shtuar produktivitetin në ofensivë por në futboll gjithmonë një fillim e ka një fund dhe si duket ai i golashënuesit  me Bayern Muchen do të jetë gjatë kësaj vere .

50 gola në 46 sfida konsiderohen një rekord , pak herë i hasur në historinë e futbollit dhe me potencialin e shfaqur parashikohet se dyert do të mbeten të hapura për të vijuar shkëlqimin në sportin më të ndjekur të planetit .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy