Pogradeci rikthehet zyrtarisht në Kategorinë e Parë, pas dy viteve mungesë. Liqenorët, siguruan ngjitjen, pasi e mbyllën në vendin e parë grupin B, të Kategorisë së Dytë.
Skuadra e Samuel Nikajt, fitoi ndeshjen e fundit me Turbinën, me rezultatin 4-1, për tu ngjitur një kategori më sipër.
Në krahun tjetër, Luftëtari u mposht nga Butrinti 4-2 dhe gjirokastritët tani mendojnë për “play off”-in.
Sa i përket ndeshjeve të tjera, Maliqi triumfoi 4-0 përballë Shkumbinit. Fitore morën edhe Devolli me Këlcyrën përballë Labërisë dhe Orikut.



