
Merkatoja e Arsenalit po vijon me ritmin e duhur . Transferimet e Gabriel Jesus i cili po zhvillon një fazë përgatitore të shkëlqyer dhe ato të Fabio Vieira dhe Zinchenkos e kanë bërë krenar Mikel Artetan i cili është i ndërgjegjshëm se rruga drejt suksesit sapo ka filluar për ‘’ Topchinjtë ‘’ .
Në këtë histori janë të domosdoshëm edhe largimet për të krijuar ekipin e denjë drejt fitimit të titujve që mungojnë prej një kohe të gjatë në ‘’ Emirates ‘’.
Spanjolli ja ka bërë të qartë Pablo Marit dhe Lucas Torreiras se nuk i ka në planet e të ardhmes, largimet e të cilëve do ti shërbenin fuqizimit të arkave dhe transferimit të lojtarëve cilësorë në Londër.
Sipas Fabrizio Romanos bashkombasi i tij po pretendohet nga Monza, ekip që do të militojë në Serinë A në sezonin vijues i cili ka kërkuar huazimin e 28 vjeçarit me opsionin e blerjes së kartonit në varësi të performancës në një ndër ligat më të bukura të futbollit.
Ndërsa për uruguajanin, Valencia dhe Galatasaray vijojnë interesin dhe për ‘’ The Gunners ‘’ konsiderohet një shans që s’duhet humbur për arsye se stërzgjatja e kësaj historie mund të ndikojë në mbarëvajtjen e të besuarve të Mikel Artetës në të ardhmen .
Përfaqësimi për të disatën herë në Europa League konsiderohet një leksion për Arsenalin i cili do të synojë thyerjen e akullit dhe të ripërshendetet me Champions Leaguen, turne të cilin para disa vitesh as që e llogariste por me kalimin e kohës rivaliteti është ashpërsuar dhe kryeqytetasit nuk kanë mundur të klasifikohen për në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.



