Chelsea dhe Tottenham, në luftë për Dybala

Chelsea dhe Tottenham, në luftë për Dybala

Eliminimi nga Champions League vazhdon të jetë një këmbanë alarmi për  të ardhmen e disa elementëve të rëndësishëm të Juventusit. Pas spekullimeve të shumta gjatë kohëve të fundit në lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Alvaro Moratan, tashmë në këtë çështje është përfshirë edhe Paulo Dybala. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë nisur negociatat me ato të Paris St Germain për një shkëmbim të mundshëm të “La Joyas” me Mauro Icardin. Megjithatë, nuk ka ngelur me kaq sepse dy gjigantë të Premier Leagues si Chelsea dhe Tottenham kanë vendosur të luajnë një tjetër derbi, këtë herë në lidhje me merkaton.

Duhet theksuar se karakteristikat e lojës së Dybalas konsiderohen si shumë të vlefshme dhe përputhen,ashtu siç duhet me mënyrën e lojës së ndërtuar nga Jose Mourinho dhe Thomas Tuchel, fakt i cili nëse do të konkretizohet, do të ishte një hap shpresëdhënës për këto dy skuadra. Marrja e drejtimit të pankinës nga Andrea Pirlo e ka zbehur disi protagonizmin e Juventusit si në Serinë A, ashtu edhe në Uefa Champions League, kompeticion në të cilin u eliminuan nga Porto. Kjo situatë edhe pse ka gjeneruar një lloj skepticizmi në kampin torinez, direktiva juventine ka arritur t’i bëjë mirë llogaritë për një të ardhme të ndritur dhe ka deklaruar shifrën e 50 milionë eurove për ta lënë të lirë golashënuesin e mirënjohur.

Një shumë e tillë vlerësohet si plotësisht e justifikueshme duke marrë parasysh rendimentin e vakët të demostruar nga 27-vjeçari i lindur në Cordoba, karakteristikat e të cilit në mënyrë të padiskutueshme do ta shndërronin në një referent të repartit të avancuar tek çdo skuadër. Deri në këtë stad të sezonit, Paulo Dybala ka regjistruar statistika shumë të vakëta dhe të pakuptueshme në krahasim me sezonet e kaluara  sepse në 15 ndeshje e ka dërguar topin në fundin e rrjetës vetëm në 3 raste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy