Barcelona nuk e harron Pedro Porron

Barcelona nuk e harron Pedro Porron

  Krahu i djathtë i mbrojtjes ndër vite ka rezultuar një shqetësim tek Barcelona dhe në merkaton e dimrit pritet të bëhet maksimumi për ta mbyllur këtë kapitull. 

‘’ Los Cules ‘’ asnjëherë nuk e kanë harruar Pedro Porron , i cili ka bërë paraqitje të shkëlqyera me Sporting Lisbonën, ekip me të cilin ka firmosur një kontratë deri në 30 qershorin e 2025-sës .

Megjithatë , vera e ardhshme ndoshta do të jetë fillimi i një aventure larg ‘’ Jose Alvalades ‘’ për spanjollin , mbrojtës që ka kontribuar me 5 asiste në 16 sfidat e deritanishme me gjigandët e Portugalisë.

Xavi Hernandez nuk është bindur me rendimentin e shfaqur nga Hector Bellerin dhe Sergi Robertos dhe në shumë raste është detyruar të aktivizojë Alejandro Balden por megjithatë duke ditur që nuk është pozicioni i tij , ish mesfushori i mirënjohur ia ka bërë të qartë drejtuesve se skuadra e zemrës ka nevojë për tu përmirësuar në këtë aspekt dhe merkatoja e ardhshme mendohet determinante për ‘’ Blaugranët ‘’, të cilët e filluan shumë keq sezonin dhe eleminimi nga faza e grupeve të Champions Leagues do të mbetet gjatë në memorien e çdo komponenti të këtij klubi .

Disfata të tilla sigurisht shërbejnë për të rritur cilësinë dhe për të evituar çdo kundrakohë në të ardhmen sepse Barcelona është e ndërtuar për të shkëlqyer në çdo kompeticion pjesëmarrës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy