Real Madridi, i vendos çmimin Rodrygos

Real Madridi, i vendos çmimin Rodrygos

Niveli i shkëlqyer i Rodrygos e ka bërë të pashmangshëm interesin e një ekipi shumë cilësor.

Eshtë Paris St Germain, drejtuesit e të cilit kanë nisur tratativat për ta transferuar në ‘’ Parque de Prince ‘’.

Sigurisht madrilenët kanë reaguar në mënyrë direkte duke përcaktuar 1 miliard euro për largimin e mundshëm nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, shifër e cila i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës.

Me këtë hap të bërë praktikisht kryeqytetasit kanë blinduar pasi është një element shumë determinant gjatë sfidave.

Drupal Ad

Sipas ‘ Defensa Central ‘, presidenti Florentino Perez është shprehur në mënyrë kategorike në lidhje me të ardhmen e 24 vjeçarit, i cili po zhvillon sezonin e gjashtë me ekipin e parë.

Gjithashtu, fakti se ‘’ Les Pariziens ‘’ mund të jenë rivalët e ‘’ Los Merengues ‘’ në vijimësi në Champions League e pamundëson arritjen e objektivit, pavarësisht potencialit të Nasser Al Khelaifit.

11 gola dhe 6 asiste në 28 sfida numëron Rodrygo Goes me kampionët në fuqi të Champions Leagues në sezonin aktual, i domosdoshëm në 11-shen e teknikut Carlo Ancelotti.

Duhet shtuar se edhe Manchester City ka treguar interes për yllin e kombëtares ‘’ Seleçao ‘’, i cili do të mund të largohet nga Real Madridi vetëm nëse pretendentët e përmbushin kërkesën e bosit të ‘’ Los Blancos ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy