
Bujar Pregja, ish-arbitër, tashmë në rolin e specialistit të moviolës, thotë se javën e kaluar në Superligë nuk bë eksperiment pavarësisht se asnjë nga tre arbitrat me stemën e FIFA-s nuk gjykuan. Në emisionin Skaner në MCNTV Pregja shtoi se nuk është e thënme që në dy javët e mbetura ky formacion arbitrash të vendosë drejtësi në ndeshjet vendimtare.
‘Nuk ka patur eksperimente, por gjithmonë mendoj se ka qenë arbitri i duhur. Në këto dy javë ndeshjet më të rëndësishme duhet t’i besohet arbitri më në formë,’-u shpreh Pregja.



