
Dyshimet mbi të ardhmen e Casemiros dhe Varanes në ‘’ Old Trafford ‘’ janë pasuar me interesin e Real Madridit.
‘’ Galaktikët ‘’ do të tentojnë rikthimin e tyre në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ gjatë merkatos së verës, të cilët lanë shënjë në të kaluarën.
Carlo Ancelotti dhe Florentino Perez kanë nisur të planifikojnë vijimësinë , i cili vijon ti mbështesë fuqimisht idetë e numrit një të stolit.
Përforcimi i mbrojtjes dhe i mesfushës vijon të jetë prioritet për trainerin italian dhe këto dy komponentë natyrisht i treguan cilësitë në të kaluarën tek kryeqytetasit.
Megjithatë, s’do të jetë edhe aq e lehtë sepse fillimisht ‘’ Los Blancos ‘’ duhet ti japin dritën jeshile largimeve dhe më pas të formojnë një ekip kompetitiv për sezonin e ardhshëm.
Një avantazh për Casemiron dhe Raphael Varanen, gjithmonë nëse do të veshin përsëri bluzën e Real Madridit është fakti se e njohin me detaje këtë skuadër, me të cilën fituan shumë tituj të rëndësishëm.
Ecuria e nxënësve të Carlo Ancelottit deri në këtë moment të sezonit meriton duartrokitje sepse i kanë arritur objektivat, të cilët kryesojnë La Ligan dhe presin Leipzigun në shtëpi, në ndeshjen e kthimit të Champions Leagues.



