
Rezultatet shumë të mira të Real Sociedadit në kohët e fundit, sidomos në Champions League ia kanë rritur ndjeshëm vlerat trainerit Imanol Alguacil.
Spanjolli në orët e fundit është shëndërruar në objektivin e Barcelonës, duke qenë se drejtuesit vijojnë të dyshojnë për qëndrimin e Xavi Hernandez në krye të solit.
52 vjeçari konsiderohet kandidat potencial për ta zëvëndësuar bashkombasin e tij, i cili e përfundon kontratën me bardheblutë në qershorin e 2025-sës.
Megjithatë, deri më tani Imanol Alguacil është shprehur i lumtur në ‘’ Reale Arena ‘’ por interesi i ‘’ Azulgranëve ‘’ mund ta ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve edhe pse duke iu referuar kontratës me Real Sociedadin, do të jetë shumë e vështirë arritja e objektivit nga kuq e blutë.
‘’ Los Txiuriurdines ‘’ vijojnë të jenë një kockë e fortë në La Liga dhe gjithashtu kanë befasuar në Champions League, të cilët kanë prerë biletën për në raundin me eleminim direkt dy sfida përpara përfundimit të fazës së grupeve.



