
Dyshimet mbi qëndrimin e Julian Alvarez sa vinë edhe shtohen.
Tek Atletico Madridi është marrë një vendim dhe në fakt traineri Diego Simeone e ka zgjedhur zëvëndësuesin e argjentinasit. ‘’ El Cholo ‘’ po tenton ti paraprijë çdo situate dhe në fokus tashmë ka vënë Nicolo Tresoldin.
Kryeqytetasit prej muajsh po e monitorojnë, me një vlerë kartoni momentalisht 70 milionë euro.
Edhe në sezonin e kaluar 22 vjeçari shkëlqeu me Club Bruggen, i cili po zhvillon të dytin tashmë.
3 gola në 3 sfida është kontributi i lojtarit nga Cagliari, i cili shënoi tre gola në përballjen kundër Interit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’, e fituar nga miqtë.
Natyrisht që me arritjet e deritanishme vlera e kartonit ka shënuar rritje progresive dhe tashmë i mbetet në dorë Enrique Cerezos të vendosë për nxënësin e Ivan Lekos.
Ishi-t të Hannover 96 i përfundon kontrata me belgët në 30 qershorin e 2029-tës i cili nuk e ka një klauzolë të përcaktuar për prishjen e saj.
‘’ Los Colchoneros ‘’ s’do ta kenë të lehtë sepse Nicolo Tresoldi është pretenduar edhe nga Barcelona i cili e ka gjetur veten tek Club Brugge, një ekip i sikletshëm në Jupiler Pro dhe kompeticionet europiane.



