
Mesfushori Bruno Telushi nuk është më një lojtar i Partizanit. Klubi i kuq, nëpërmjet një postimi ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin. Arsyet nuk bëhen të ditura, por mësohet se lojtari kishte shfaqur pakënaqësi ndaj trajnerit, për lënien në stol në ndeshjen ndaj Bate Borisov, në të cilën u fut në fushë si zëvendësues. Ky reagim nuk i ka pëlqyer trajnerit Zekic, i cili ka kërkuar të merren masa ndaj lojtarit dhe klubi ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit. “Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. Falënderojmë Bruno Telushin për kontributin e dhënë në këtë sezon, ku për një pjesë të ndeshjeve mbajti edhe shiritin e kapitenit. Klubi i uron shumë suksese Telushit në vazhdim të karrierës së tij.”, shkruan klubi.



