
Kapiteni i Partizani, Valentino Murataj, deklaroi se finalja ndaj Egnatias, është e gjitha për tu shijuar.
Dy ekipet synojnë titullin kampin dhe mesfushori, në konferencën për shtyp, deklaroi se të kuqtë e kanë përgatitur ndeshjen, sikur të ishte derbi.

Është një skuadër e fort e shembullore, por nga 4 përballjet në kampionat ne kemi humbur vetëm 1. Kemi fituar në finalen e Superkupës dhe kjo na motivon.
Përballjen unë e kam me ekipin e Egnatias. Më vjen mirë që do të kemi një arbitër të fortë dhe të njohur anglez. Është një finale e gjitha për t’u shijuar. Shpresoj që secili prej nesh të vendosë finalen. Për mua nuk ka rëndësi kush shënon, e rëndësishme është të fitojmë.
Atmosfera është shumë e mirë. Kemi një skuadër që kemi fituar 2 trofe bashkë. E kemi përgatitur këtë sfidë si një ndeshje derbi dhe shpresojmë të fitojmë në këtë finale.



