
Pas përfundimit të kontratës me Real Madridin në muajin qershor , Eden Hazardit i kanë trokitur në derë disa pretendentë, nga Ligue 1 dhe Major League Soccer . Lajmi është bërë me dije nga portali ‘ Footmercato ‘ dhe flitet për Marseille, Nice dhe Lillën ndër të tjerë por përgjigjja e sulmuesit ka rezultuar e menjëhershme duke i refuzuar këto ekipe. Në të kaluarën tek Chelsea , 32 vjeçari u konsiderua një ndër më të mirët në botë por me kalimin tek Real Madridi karriera e tij ndryshoi totalisht , i cili qëndroi më shumë jashtë fushave sesa brenda tyre për arsye dëmtimesh . Sigurisht, vendimi i ishi-t të Lilles konsiderohet një surprizë në këto ditë të fundit të merkatos verore , përcaktuese për të ardhmet e shumë lojtarëve .



