Trajneri i Francës, Didier Deschamps, është besimplotë për një rezultat pozitiv ndaj Spanjës, në gjysmëfinalen e Europianit.
Deschamps vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, për të cilët tha se pikën e fortë kanë mesfushën.
Trajneri i “gjelave” pranoi se skuadra e tij ka shënuar pak gola, por theksoi se kanë bërë ndeshje shumë të mira.

Spanja është skuadra që ka impresionuar më së shumti në këtë turne dhe duhet t’ua njohim këtë meritë. Mesfusha është pika më e fortë e Spanjës.
Nëse ndeshjet tona nuk ju pëlqejnë, atëherë mund të shihni ndeshje të tjera. Ky është një kompeticion i veçantë, shumë i vështirë për të gjithë. E vërtetë që kemi shënuar më pak gola, por kemi bërë ndeshje të mira dhe u kemi dhuruar emocione francezëve me rezultatet e arritura.
Mbappe do të jetë në formën më të mirë ndaj Spanjës. Ka vuajtur një problem në shpinë dhe më pas erdhi ai dëmtim në hundë, që e detyron të luajë me maskë. Megjithatë tani është mësuar edhe me maskën.



