
Dy skuadrat e Kategorisë Superiore, Partizani dhe Teuta janë zbritur ditën e sotme në fushë, teksa luajtur miqësore në tokën maqedonase, aty ku po zhvillojnë edhe fazën përgatitore.
Teuta ka triumfuar minimalisht ndaj Sileksit. Golin e fitores për skuadrën durrsake e shënoi Emiljano Vila. Teuta po përgatitet për të qenë gati për ndeshjen kualifikuese në Champions League, aty ku do të përballen me Sheriff Tiraspol.
Nga ana tjetër, Partizani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Strugës. Goli për të besuarit e Ilir Dajës u shënua nga braziliani Cardoso, por Struga barazoi vetëm pak minuta më pas.
Të dyja skuadrat do të luajnë në muajin korrik në Conference League, aty ku skuadra e Dajës, do të ndeshet me moldavët e Sf.Gheorghe, ndërsa struganët, të cilët garojnë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe siguruan për herë të parë në histori pjesëmarrjen në kompeticionet europiane, do të kenë përballë letonezët e FK Leipaja.



