Kontestime në Shoqatën Rajonale të Tiranës, kandidati Prodani largohet nga zgjedhjet

Kontestime në Shoqatën Rajonale të Tiranës, kandidati Prodani largohet nga zgjedhjet

Zgjedhjet në Shoqatën Rajonale në Tiranë, kanë prodhuar menjëherë kontestime që në fillim. Sipas asaj që raporton gazetari i sportit, Edi Hajdini, kandidati Eduart Prodani është larguar nga asambleja, për shkaka se sipas tij numri i delegatëve ishte më i lartë, nga sa ishte parashikuar në fillim.

Në fillim pretendohej se ishin 41 delegatë që do të votonin, ndërsa në listat e ditës së sotme për të votuar ishin 67 delegatë.

Në prononcimin pas largimit nga asambleja, Prodani tha se ishte një manipulim në listën e delegatëve, ndërsa shtoi se çështjen do e ndjekë në institucionet shtetërore.

“Që në fillim disa nga përfaqësuesit ngritën kontestime, pasi numri i delegatëve ishte më i lartë. Prodani menjëherë pas kësaj dolën nga selia, ku u shprehën, numri i lartë i pjesëmarrësve, ishte shumë herë më i lartë nga sa ishte komunikuar në fillim.

Arsyeja e dytë sipas Pordanit ishte se asambleja nuk duhej zhvilluar nga ambientet e FSHF.

Forca të shumta të policisë private ishin prezentë ku bënë kontrolle të njëpasnjëshme.

Ata që shoqëruan Prodanin gjatë daljes, ishte një grup i vogël prej 5 vetash. Ende nuk e dimë se çfarë ndodh në ambientet ku zhvillohet asambleja.

Media nuk është lejuar të ndjekë nga afër votimet. Prodani në prononcimin e tij, tha se nuk do e lërë me kaq, por do e ndjekë në institucionet shtetërore. Sipas Prodanit, nuk mund të zhvillohej asambleja në të tilla kushte”, u shpreh Hajdini gjatë raportimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy