Pas dekadave në izolim, Kuba po hapet sërish ndaj botës dhe rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjellë ekipet e futbollit të vendeve respektive të zgjatin dorën e miqësisë sportive.
Të premten, për herë të parë pas pothuajse 70 vjet, ekipi amerikan dhe ai kubanez do të luajnë në një miqësore në ishull socialist të Karaibeve.
Herën e fundit që ekipi amerikan ishte në Kubë ishte për kualifikimin në Kupën e Botës të vitit 2008 duke fituar 1-0.
“Ne jemi shumë të lumtur që kemi mundësinë të shkojmë në Kubë së bashku me ekipin”, tha trajneri i SHBA-së, Jurgen Klinsman.
“Ky është një test i mirë si dhe një përvojë e re për ekipin, është një rast unik”, shtoi Klinsmann
Ndeshja në stadiumin e “Pedro Marrero” të Havanës është takimi i 12-të mes ekipeve dhe i treti në Kubë.
Fitorja e vetme e Kubës ishte 5-2 në Havanë, në vitin 1947, ndërsa SHBA-ja ka triumfuar nëntë herë.
Ky takim nuk ka gjasa të përmirësojë rekordin modest të kubanëve duke qenë se ata renditen të 139-t në botë, ndërsa SHBA-ja është e 22-ta.



