Fidel Ylli: Nuk duam sallone bastesh, të jenë online. Do na sjellin minimumi 50 milionë euro për sportin

Fidel Ylli: Nuk duam sallone bastesh, të jenë online. Do na sjellin minimumi 50 milionë euro për sportin

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ishte i ftuar në emisionin “SportZone” në MCN TV, pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ku qeveria nisi sot dëgjesën e parë publike, për rihapjen e basteve online.

Ylli deklaroi se ky ishte një takim i munguar prej kohësh, ndërsa shtoi se sporti ka kërkuar të ulet me qeverinë dhe të japë argumente, për hapjen e basteve sportive.

Numri 1 i KOKSH, u shpreh se nuk kërkohet që të hapen sërish sallonet e basteve, por ato të jenë online në celular, ku të kenë disa standarde që të mos lejohen fëmijët të luajnë dhe të kontrollohen nga shteti, siç bën bota.

Kjo ishte një tavolinë, ose një takim i munguar prej kohësh. I kam bërë thirrje kryeministirt edhe në këtë televizion dhe emision, për të dëgjuar njerëzit e sportit. Ne nuk duam greva, por e duam qeverinë si partnere.

Duam të ulemi me qeverinë siç bëmë sot dhe të japim argumente. Nëse Shqipëri futet në Europë, një qytetar i huaj, që vjen këtu, ka qejf të luajë baste sportive dhe mund të bëjë. Ne nuk duam sallone baste, por duam që në celular me standarde siç i ka bërë bota, me limite dhe me kontroll moshe, që një fëmijë nën 18 vjeç të mos luajë dot. Unë them që nga kjo, fiton minimumi 50 milionë euro sporti.

Lajmi i mirë është që kryeministri i tha ministres së financave që sporti nuk i kërkon paratë nga buxheti i shtetit. Në rast se parlamenti dhe komisionet parlamentare, mund të binden, ne duam që në këtë ligj të mos futet politika në mes. Ligjet në parlament i bën mazhoranca. Kryeministri është aq i mençur sa ta kuptojë, pse ne e kërkojmë këtë. Ky fenomen ka ndodhur edhe në të kaluarën në Itali. I mbyllën bastet dhe i mori në dorë mafia. Këto lekë, do i ndajë qeveria. Sesi do jetë formula, ka pak rëndësi, e rëndësishëm është që do i vijnë sportit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy