
Pesë lojtarë dhe avokatët e klubit të Skënderbeut kanë zhvilluar këtë të enjte seancën dëgjimore në Komisionin e Apelit të UEFA-s, në lidhje me dënimin që Komisioni i Etikës ka dhënë për korçarët. Lojtarët kanë hedhur poshtë pretendimet e Inspektorëve të Etikës duke u shprehur se Skënderbeu nuk ka trukuar asnjë ndeshje.



