
Ecuria shumë e mirë jo vetëm tek Leipzigu por edhe në Europian, ka vënë disa ekipe me emër në kontinentin e vjetër në ndjekje të Dani Olmos.
26 vjeçari ka rezultuar determinant tek gjermanët pavarësisht dëmtimeve, i cili po i shfaq cilësitë edhe tek Spanja e Luis de la Fuentes.
Do të zhvillohet një sfidë shumë emocionuese për mesfushorin ndërmjet Barcelonës, Manchester United dhe Manchester City-t.
Në aspektin ekonomik, ‘’ Los Cules ‘’ janë automatikisht të disavantazhuar por duke patur parasysh se në të kaluarën Dani Olmo ishte pjese e akademisë ‘’ La Masia ‘’, konsiderohet një fije shprese për spanjollët.
Edhe traineri i ri Hansi Flick është shprehur se e mirëpret në ‘’ Camp Nou ‘’, lojtar i cili gjthmonë ka patur një ndjenjë të veçantë për Barcelonën.

Por drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave ‘’ do të japin maksimumin për ta rikthyer ekipin tek sukseset, të cilat mungojnë prej kohësh në ‘’ Old Trafford ‘’, pavarësisht fitimit të Fa Cup sezonin e kaluar.
Eksperienca e ishi-t të Dinamo Zagrebit dhe përshtatja me lehtësi në disa pozicione të ofensivës i ka entuziazmuar 20 herë kampionëve të Premier Leagues, një ndër klubet më të pasur në botë.
Edhe ‘’ Qytetarët ‘’ nuk mbeten prapa, të cilët në njëfarë mënyre kanë një avantazh sepse drejtohen nga një ndër trainerët më të mirë në botë.
Pep Guardiola e preferon lojën e Dani Olmos, sidomos nëse marrim parasysh mënyrën se si luajnë bardhekaltërit.
Kampionët e Premier Leagues shquhen si kandidatë potencialë për të fituar çdo trofe gjatë sezoneve por momentalisht drejtuesit e tyre s’mund të bëjnë më shumë sepse lojtari në fjalë është i fokusuar tek Europiani me ‘’ La Furia Rojan ‘’, të cilën e pret Gjermania në çerekfinale.



