
Skuadra shqiptare në Malin e Zi, Decic i Tuzit, ka zyrtarizuar dy afrime nga Superiorja. Bëhet fjalë për Patrick Nonato dhe Kristjan Vulaj. Nonato afrohet pas një sezoni të shkëlqyer me Erzenin, ku ishte një nga lojtarët më të spikatur të sezonit të fundit. Në krahun tjetër, për Vulajn bëhet fjalë për një rikthim, pasi ishte pjesë e kësaj skuadre, para se të transferohej te Vllaznia, aty ku kaloi një sezon shumë të vështirë.



