
Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, u arrestua pas akuzave për korrupsion.
Ndalimi i 46-vjeçarit, u bë mëngjesin e kësaj të mërkure, në aeroportin e Madrid. Policia ishte njoftuar për një fluturim të Rubiales nga Republika Dominikane dhe sapo zbriti nga avioni, u bë arrestimi i tij.
Rubiales, akuzohet se dërgoi Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite, në këmbim të një ryshfeti.
Urdhër arresti për ish-presidentin ishte lëshuar prej ditësh, por vetëm sot u bë arrestimi, kjo për shkak se Republika Dominikane, nuk ka marrëveshje për ekstradimin me Spanjën.



