Rusia ka nisur sulmet në Ukrainë që nga 24 shkurti dhe kur ka kaluar një muaj nga fillimi i sulmeve, konflikti vazhdon ende. Përveç ushtarëve ukrainas, ka edhe shtetas të vendeve të tjera që janë regjistruar vullnetarisht në brigadat ndërkombëtare, për të luftuar kundër Rusisë.
Një prej tyre, është edhe portieri italian, Ivan Luca Vavassori, i cili në karrierën e tij është aktivizuar me skuadra si Lugano, Pro Patria dhe Bra.
29-vjeçari nëpërmjet një video në “Tik Tok”, njofton se ka vendosur të luftojë kundër Rusisë, në një misin që ai e quan vetëvrasës.
Me majorin kemi vendosur që vetëm të sulmojmë , pa ditur asgjë. I yni do të jetë një mision vetëvrasës sepse kemi shumë pak njësi kundër një ushtrie të tërë. Do të jetë vetëvrasje totale, por ne preferojmë të provojmë.
Kjo do të jetë videoja ime e fundit nuk e di për sa kohë. Nëse mundem do t’ju njoftoj sa më shpejt. Duke shpresuar që gjithçka të shkojë mirë.
Të vdesësh njëzet vjet më parë ose njëzet vjet më vonë nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është të vdesësh mirë. Vetëm atëherë fillon jeta.
@ivanlucavavassori Siamo pronti per morire tentando di fare qualcosa di storico. Forza e Onore ragazzi #ukraine ♬ Le Calin - 斌杨Remix



