Manchester United mendon rikthimin e Depay

Manchester United mendon rikthimin e Depay

 Objektivi i Barcelonës për Memphis Depay tashmë është mëse i qartë, fakt që ende po prodhon risi për të ardhmen e hollandezit.

Pas Juventusit dhe Lyonit , Manchester United është hedhur në sulm për të rikthyer sulmuesin në ‘’ Old Trafford ‘’.

Negociatat me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ thuajse janë të finalizuara dhe për ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ është një avantazh për të ndryshuar performancën në metrat e fundit.

Sipas ‘ Marcas ‘ , ideja e anglezëve është oferta e 10 milionë eurove për Memphis Depay por duke patur parashysh situatën e rënduar  të ‘’ Blaugranëve ‘’ në aspektin ekonomik, natyrisht arrihet në konkluzionin se nuk do të mjaftohen me këtë shifër. 

Në merkaton e kaluar 28 vjeçari mbërriti gratis në mitikun ‘’ Camp Nou ‘’ dhe gjigandët e La Ligas pretendojnë të përfitojnë në maksimum për të ndryshuar sadopak aktualitetin pavarësisht se koha nuk premton shumë për arritjen e kësaj marrëveshje.

 Sezoni nuk ka filluar ashtu siç duhet për 20 herë kampionët e Premier Leagues por është ende herët për të bërë një vlerësim më të detajuar për Erik Ten Hag , të cilin e favorizon në një farë mënyre e kaluara e mahnitshme me Ajax Amsterdamin , ekip të cilin e  dërgoi deri në gjysëmfinalet e Champions Leagues dhe që asokohe ofertat nuk munguan asnjëherë për 52 vjeçarin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy