Pablo Barrios, objektiv i Chelseat

Pablo Barrios, objektiv i Chelseat

Parashikohet se Chelsea do të jetë një ndër ekipet protagoniste gjatë merkatove të ardhshme. 

Potenciali i Todd Boehly-t i ka ndihmuar ‘’ Blutë e Londrës ‘’ për tu përforcuar ashtu siç duhet dhe në fakt objektivat me kalimin e kohës janë arrirë. 

Mirëpo, kryeqytetasit gjithmonë kanë nevojë për përmirësim dhe Enzo Maresca ka filluar ti bëjë mirë llogaritë për vijimësinë. 

Pablo Barrios i Atletico Madridit e ka impresionuar me lojën e zhvilluar dhe italiani e shikon pjesë të së ardhmes.

 Pengesa në këtë histori mund të jetë fakti se spanjollit i përfundon kontrata me ‘’ Los Colchoneros ‘’ në 2030-tën, e shoqëruar me një klauzolë të konsiderueshme për prishjen e saj. 

Gjithsesi, numri një i Chelseat e ka treguar se mund ti arrijë objektivat dhe ka përgatitur një ofertë prej 70 milionë eurosh për shërbimet e 22 vjeçarit. 

S’duhet harruar as interesi i Bayern Munchenit për madrilenin, ç’ka e bën këtë garë edhe më interesante. 

Traineri Diego Simeone i njeh mirë vlerat e Pablo Barrios dhe në vijimësi pritet reagimi i tij, pasi bëhet fjalë për një ndër peshat e rënda në 11-she.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy