Chelsea, sulm për talentin e Psv Eindhoven

Chelsea, sulm për talentin e Psv Eindhoven

     Performanca e dobët e Chelseat dhe mungesat e Reece James , Ben Chillwell dhe N’ Golo Kantes i ka bërë drejtuesit të përveshin mëngët për ti ardhur në ndihmë trainerit Graham Potter.

‘’ Blutë e Londrës ‘’ sigurisht mbeten një ndër rivalët më të rrezikshëm në Premier League dhe Champions League, pavarësisht ulje-ngritjeve të reflektuara me renditjen në vendin e 10-të, pas 18 sfidave .

Noni Madueke i Psv Eindhoven i është shtuar listës së kryeqytetasve në këtë merkato dhe sipas lajmeve të fundit , thuhet se hollandezët pretendojnë 40 milionë euro për 20 vjeçarin .

‘’ Los Rojiblancos ‘’ konsiderohen një destinacion cilësor pasi janë prodhues talentësh dhe ky fakt u konfirmua edhe me transferimin e Cody Gapkos tek Liverpooli, i cili la gjurmë në Botërorin e Katarit me Hollandën.

Kontrata e lojtarit të lindur në Barnet me gjigandët e Eredivisies merr fund në verën e 2025-sës por duke patur parasysh potencialin e Todd Boehly-t dhe nevojën emergjente të londinezëve për të rikuperuar terrenin e humbur , shtuar dhe vlerat e kësaj skuadre , për drejtuesit e Psv Eindhovenit do të jetë shumë e vështirë të sigurojnë qëndrimin e Noni Maduekes në ‘’ Phillips Stadion ‘’.

Duhet theksuar se në të famshmin ‘’ Stamford Bridge ‘’ janë transferuar  Benoit Badiashile, Andrey Santos dhe David Fofana por për arritjen e objektivave duhet akoma një punë intensive në këtë periudhë , e cila me siguri do të përcaktojë shumë për pjesën e mbetur të sezonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy