Atletico Madridi, ofensivë për Marcos Senesin

Atletico Madridi, ofensivë për Marcos Senesin

Niveli i shkëlqyer i Marcos Senesit në rradhët e Bournemouth është shoqëruar me interesin e një ekipi cilësor në orët e fundit.

Flitet për Atletico Madridin, një ndër më të spikaturit në aspektin defensiv prej vitesh tashmë. 

Argjentinasi la shenjë fillimisht tek Feyenoordi dhe tashmë tek anglezët, me të cilët po zhvillon sezonin e katërt.

 Ishi i San Lorenzos spikat për efektivitetin në prapavijë, i fortë në duelet një kundra një dhe daljen drejt zonave kundërshtare. 

Në të shkuarën ishte një ndër më të mirët e Eredivisies, arsye e mjaftueshme për tu transferuar në Premier League.

 Dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ janë hapur për 28 vjeçarin, i grumbulluar rregullisht edhe nga traineri i kombëtares ‘’ Albiceleste ‘’ Lionel Scaloni. 

Kjo periudhë është një ndër më të mirat e karrierës së Marcos Senesit, i cili mund të përfaqësojë ‘’ Los Colchoneros ‘’ shumë shpejt.

 ‘’ El Cholo ‘’ e vlerëson për faktin e të qënit kompetitiv dhe i sigurtë gjatë çdo sfide, i cili është një ndër trainerët më kërkues në kontinentin e vjetër. 

Mirëpo, edhe disa ekipe në Premier League, Serinë A dhe La Liga janë interesuar për shërbimet e Marcos Senesit, ç’ka do të thotë se do të zhvillohet një sfidë e ashpër ndërmjet tyre. 

Në sezonin aktual numëron 17 sfida nën drejtimin e trainerit Andoni Iraola, i cili ka arritur me mjeshtëri të shfrytëzojë potencialin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy