Bastet sportive, Fidel Ylli: KOKSH, pjesë e vendimeve. Kryeministri ka premtuar diçka

Bastet sportive, Fidel Ylli: KOKSH, pjesë e vendimeve. Kryeministri ka premtuar diçka

I pyetur në lidhje me rihapjen e basteve sportive, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, u shpreh se do të ketë një takim me ministren e Financave, në lidhje me këtë temë.

Në emisionin “SportZone” në MCN TV, Ylli deklaroi se kryeministri Edi Rama ka bërë një premtim, që të ardhurat e basteve, do të shkojnë për sportin dhe nuk duhet të preken.

Të jem i sinqertë, kisha një bisedë me ministren e financave. Këto ditë do ulemi të diskutojmë, edhe për bastet. KOKSH, do jetë pjesë, kur të merren ato vendime. Do ulemi të diskutojmë, për ligjet eruopiane. Qeveria duhet të marrë mendimin e sportit, e ka marrë KOKSH këtë iniciativë. Qeveria duhet të ulet me aktorët e sportit, që të bëhet një ligj i mirë dhe të jetë transparent. Të dihet çfarë do bëhet me këto para.

Unë mendoj se kjo ka hyrë në rrugën e duhur. Nuk kam bërë takimin e dytë, që të jap një informacion. Ministrja prandaj më ka kërkuar, që të dijë mendimin e sportit. Kryeministri ka bërë një premtim, se paratë e basteve të mos llogariten, sepse do jenë të sportit.

KOKSH nuk ka buxhete. Ne punojmë me projekte. Prandaj i kërkojmë para që sportistët t’i kenë kushtet dhe presidenti i KOKSH, të rrijë në tribunë, jo të bëjë masazh për sportistët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy