U luajtën ditën e sotme edhe ndeshjet e fundit për javën e 21 në Abissnet Superiore, aty ku nuk munguan rezultatet surprizë.
Tirana kryesuese u mposht nga Kastrioti i vendit të fundit dhe tashmë diferenca me Laçin e vendit të dytë është vetëm 3 pikë.
Edhe pas kësaj jave, Kukësi mbetet në vendin e tretë me 37 pikë, 3 më shumë se ndjekësit e Vllaznisë.
Vetëm vendi i pestë për Partizanin që ndodhet në kuotën e 29 pikëve, 5 më shumë se Teuta e vendit të 6-të. Këtë javë është ngjitur në vendin e 7-të Egnatia me 19 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të 8-të.
Kastrioti i është larguar vendit të fundit pas disa muajve dhe tani9 mban vendin e 9-të me 18 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu që renditet i fundit.



