
Mbërritja e Luis Enriques në ‘’ Parque de Princes ‘’ natyrisht është shoqëruar me entuziazmin e drejtuesve, kryesisht të Nasser Al Khelaifit, të cilët janë të ndërgjegjshëm për potencialin e tij në stol.
Gjithsesi, eleminimi nga Champions League përsëri është konsideruar një dështim nga numri një i ‘’ Les Pariziens ‘’, duke qenë se fitimi i këtij turneu është objektivi kryesor i tij.
Largimi i mundshëm i Kylian Mbappes gjatë merkatos së verës nuk e ka shqetësuar aspak ‘’ Luchon ‘’, i cili para pak kohësh ka deklaruar se po analizon të tjerë lojtarë që mund ti bashkohen Paris St Germain.
Asturiani ka kërkuar të paktën dy përforcime për çdo pozicion, trainer i cili ka shtuar se rivaliteti do të vijojë të jetë shumë i ashpër tek kuq e blutë.
Ishi i ‘’ La Furia Rojas ‘’ beson se nxënësit e tij do të ringrihen shumë shpejt dhe natyrisht Paris St Germain do të vijojë të konsiderohet një ndër pretendentët për të fituar çdo titull në të ardhmen e afërt.
Edhe pse francezëve vijon ti shpëtojë ky trofe, Luis Enrique e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit për arsye se e fitoi në të kaluarën me Barcelonën, ekip i privilegjuar për faktin e të paturit një ndër tridentët më të frikshëm të futbollit, i përbërë nga Messi, Neymar dhe Suarez.



