
Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se Partizani ka bërë investime të mëdha në merkato, duke transferuar disa lojtarë.
Më tej, Dede u shpreh se nuk e di sa efikas mund të jetë Skuka, për të cilin tha se ka një barrë të madhe tani.
Më bën merak Skuka. Nuk e di nëse ka shënuar në miqësore apo jo. Partizani në pamje të parë mund të jetë një skuadër shumë komode në emra. Janë dy reparte që kanë mbipopullim. Në portë, janë 4 lojtarë dhe në mesfushë janë 8 lojtarë.
Gjykoj që taktikisht nuk do të gjejmë dot si do të luajë Partizani. Investimet te Partizani janë të mëdha, pasi janë shumë lojtarë të marrë. Është e rëndësishme se çfarë do të japë Telushi, apo edhe Romero. Shikoj që është vetëm Skuka dhe askush tjetër. Ka një barrë shumë të madhe te Partizani. Tani nëse bëhet një skuadër solide me shumë emra, atëherë sa efikas do të jetë Skuka për këtë skuadër dhe sa hapësira do kenë. Me këta lojtarë që shikoj, është shumë e vështirë që Partizani të luajë me rombin.



