Chelsea interesohet për Sane

Chelsea interesohet për Sane

Situata e vështirë e përjetuar nga Leroy Sane me Bayern Munchen është duke u shqyrtuar me detaje nga skuadra e Chelseat .  Dëmtimet e shpeshta i kanë shkaktuar mospërfshirjen në formacionin titullar në disa raste gjermanit por për ti dhënë fund kësaj historie zhgënjyese kanë menduar  londinëzet .  Sipas ‘ Express ‘’ ka qenë vetë traineri Thomas Tuchel që ka komunikuar me  presidentin  Roman Abramovich për  ti shprehur pëlqimin ndaj lojtarit polivalent me objektivin e transferimit të tij në ‘’ Stamford Bridge ‘’. 

45 milionë eurot e paguara nga  bavarezët para një viti nuk janë justifikuar aspak nga rendimenti i shfaqur nga 25 vjeçari dhe  kampionët në fuqi të Champions Leagues nuk duan të humbasin kohë sepse pretendojnë ta kenë sa më shpejt  të jetë e mundur pjesë të organikës . 

Megjithatë  pengesa e vetme për këtë operacion mendohet se do të jetë  kontrata e Leroy Sane me Bayern Munchen e cila mbetet në fuqi deri në 30 qershorin e 2025-sës  por nëse llogaritet  e kaluara dilet lehtësisht në konkluzionin se Premier League është një kampionat ku Leroy Sane i ka  përmbushur pritshmëritë  për shkak të eksperiencës së shkëlqyer me  ‘’ The Citiziens ‘’ . 

Pavarësisht këtyre luhatjeve që janë normale në karrierën e çdo futbollisti drejtuesit e Bayern Munchen  e kanë  shprehur në disa raste se  gjermani është një faktor determinant për mbarëvajtjen e skuadrës, por gjithçka do të varet nga ecuria e Leroy Sane në ndeshjet vijuese që konsiderohen shumë përcaktuese për të bindur trainerin Julian Nagelsmann .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy