Stoka: Partizani penalizohet prej 5 vitesh dhe nuk ankohet, te Vllaznia bënë namin

Stoka: Partizani penalizohet prej 5 vitesh dhe nuk ankohet, te Vllaznia bënë namin

Në emisionin “SportZone” në MCN TV, opinionisti Dritan Stoka, foli për ndeshjen e nesërme në gjysmëfinalen e Kupës mes Vllaznisë dhe Partizanit. Ai deklaroi se dëshiron një ndeshje ku protagonistë të mos bëhen arbitrat.

Sipas Stokës, presioni më i madh ditën e nesërme është te Partizani dhe jo të Vllaznia.

Partizani po bën mirë me Mehmetin. Shpresoj që stadiumi në Shkodër të jetë plotë dhe të mos ketë tension. Dua një ndeshje ku të mos jenë protagonistë arbitrat.

Njëherë i ndodhi një gabim Vllaznisë dhe u bë nami, ndërsa Partizani penalizohet prej 5 vitesh dhe nuk ankohet. Nesër presioni më i madh është te Partizani.

Vllaznia mendon se Partizani është ekip i komunistëve. E lidhin pak me politikën Shkodranët. Do më pëlqente që stadiumi të jetë plot.

Në lidhje me Dinamon, Stoka deklaroi se në rast se do të bëhet një garë e drejtë, blutë kanë mundësi për të shpëtuar.

Nëse luhet drejt, Dinamo ka mundësi për të shpëtuar, por duke e ditur si është futbolli shqiptar, Dinamo ka rënë. Vendimi për të hequr autobusin për lojtarët ishte i turpshëm nga presidenca e klubit. Dinamo duhet të mendojë për Kategorinë e Parë. Lojtarët i kanë, por u duhet një trajner shumë i mirë.

Për kampionatin, Stoka tha se zgjidhja më e mirë është të bëhet me 16 ekipe.

Do vijë Shijaku, Ballshi, Egnatia dhe Kastrioti, e mendoni pak çfarë kampionati bëhet. Duhet Superiorja me 16 ekipe do të ishte zgjidhja.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy