Në vigjilje të sfidës së turit të dytë eleminator, Vllaznia është gati. Përballja e radhës është ajo me islandezët e Vikingut, në Shkodër. Në MCN Informacion, trajneri dhe kapiteni i skuadrës ndanë me shikuesit pritshmëritë për rezultatin.
Edi Martini, trajner i Vllaznisë
Besimi i çunave është i madh dhe do të bëjmë çdo gjë për të fituar. Vijmë pas një kualifikimi, kështu që jemi optimistë. Kemi afruar lojtarë cilësorë që do të na ndihmojnë.
Nesër edhe me mbështetjen e tifozëve do të punojmë të marrim një rezultat pozitiv.
Bekim Balaj, kapiten i Vllaznisë
Jemi kënaqur e gëzuar. Kur kualifikohesh në këtë mënyrë, emocionet janë të mëdha. Kemi përballë një ekip shumë të fortë fizikisht, në fazën më të mirë të kampionatit.
Ne përditë jemi më mirë. Por Qato nuk do të jetë nesër pjesë e ekipit. Po ashtu edhe Sala ka pasur temperaturë dhe është në spital. Shpresojmë të bëhet më mirë.
Jemi të fokusuar të kjo ndeshje. Ata janë favoritë por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të luftojmë.



