“Boom” lëvizjesh/ Shtohen shqiptarët në Serie A, sa shumë goditje në fund të merkatos

“Boom” lëvizjesh/ Shtohen shqiptarët në Serie A, sa shumë goditje në fund të merkatos

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Pas një merkato vere me të vërtetë të çmendur, dita e fundit ka qenë tejet intensive, ku ka pasur lëvizje të shumta lojtarësh.

Shtohet numri i futbollistëve shqiptarë që do të luajnë në Serie A. Rey Manaj është larguar zyrtarisht nga Barcelona, teksa ka kaluar në huazim me të drejtë blerje te Spezia. Në Serie A do të luajë edhe Samir Ujkani, i cili është bashkuar me Empolin, aty ku janë edhe dy shqiptarë të tjerë, si Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli.

Nuk mungojnë as lëvizjet e bujshme! Real Madrid ka zyrtarizuar afrimin e Eduard Camavinga. Talenti Ilaix Moriba është larguar nga Barcelona, teksa ka firmosur për skuadrën e Leipzig në Gjermani. Barcelona ka vendosur të mos e mbajë Emerson Royal. Ky i fundit është transferuar te Tottenham në Angli, me katalanasit që nga kjo marrëveshje arkëtojnë 25 milionë euro.

Goditja e madhe e ditës së sotme është ajo e yllit spanjoll, Saul Niguez. Mesfushori është larguar nga Atletico Madrid dhe do të vazhdojë karrierën te Chelsea.

Mbrojtësi Jerome Boateng, pas largimit nga Bayern Munich, ka firmosur me skuadrën Lyon, në kampionatin francez.

Mohamed Ihattaren, një nga talentet më të spikatur në Holandë, është larguar nga PSV, për të kaluar te skuadra e Juventusit.

Milani në pamundësi për të bërë një goditje të madhe në fund, vendosi të firmosë me brazilianin Messias Jr. i cili vjen nga skuadra e Crotone.

Ndërkohë ish-lojtari i Interit, Keita Balde është transferuar te skuadra tjetër e Serie A, Cagliari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy