
Arsenali ka filluar të jetë rezultativ në merkato .
‘’ Topchinjtë ‘’ i kanë kaluar kufinjtë duke arritur akordin me yllin e Sao Paolos Marquinhos .
Sipas Fabrizio Romanos 19 vjeçari do të jetë pjesë e ‘’ The Gunners ‘’ deri në 2027-tën, të cilët kanë derdhur 3.5 milionë euro në arkat e brazilianëve .
Përveç talentit të padiskutueshëm , Marquinhos e ka ndihmuar skuadrën e tij me tre gola dhe 1 asist në 539 minuta , të shoqëruara këto me një lojë bindëse dhe traineri Mikel Arteta menjëherë ia ka hapur derën e ‘’ Emirates ‘’.
Kampionati brazilian historikisht ka rezultuar një destinacion i preferuar për ekipet e elitës pasi në të kaluarën shumë lojtarë kanë lënë gjurmë në kontinentin e vjetër dhe kjo tendencë vijohet edhe në kohët e sotme sepse flitet për lojtarë shumë premtues.
Firmosja me Marquinhos është zyrtarisht blerja e parë e kryeqytetasve për sezonin e ri , gjatë të cilit do të kërkojnë të ndryshojnë historinë në Premier League dhe Europë por me pjesëmarrjen në Europa League .
Merkatoja e verës konsiderohet shumë e rëndësishme, me anë të cilës do të tentohet domosdoshmërisht të thyhet akulli dhe ky ekip të rivalizojë me më të fortat e Europës , në Uefa Champions League .



