Derbi ndaj Tiranës, Shkëmbi: Vlerësim special, Kupa na dërgon në Europë

Derbi ndaj Tiranës, Shkëmbi: Vlerësim special, Kupa na dërgon në Europë

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi ka folur para mediave, në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë në Kupën e Shqipërisë ndaj skuadrës së Tiranës. Në fjalët e tij, Shkëmbi tha se duhet vlerësim maksimal për këtë sfidë, teksa tha se Kupa është një objektiv për Dinamon, si rruga më e thjeshtë për të shkuar në Europë.

“Është një objektiv, ndoshta edhe më i thjeshtë për të shkuar në Europë, me përqendrim dhe dëshirë duke pasur parasysh edhe kundërshtarin. Duhet një vlerësim special, për të dhënë maksimumin dhe për të kaluar turin.

Mendoj se do të kemi dy apo tre mungesa, se janë ndeshjet afër njëra-tjetrës por janë gjëra normale. Shpresojmë deri nesër të rikuperojmë edhe ndonjë lojtar. Sofranac nuk do të jetë për këto dy ndeshje, do të donim ta kishim, por do të mundohemi me ata që kemi në dispozicion që të mos ndihet mungesa. Janë dy ndeshje derbi që nuk mund t’i ndajmë, si me Partizanin që ishim të motivuar dhe bëmë mirë, të njëjtën gjë duam edhe nesër ndaj Tiranës.

Kemi parasysh se Tirana po kalon një moment të mirë, do jetë e vështirë por jo e pamundur. Do jetë një test për ndeshjen e pas tre ditëve në kampionat dhe mendoj që të dyja skuadrat do të kërkojnë më të mirën për të qenë në gjendje të mirë psikologjike në kampionat. Jam i përqendruar te ekipi im dhe te mungesat që mund të kemi.”, u shpreh Shkëmbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy